October 27, 2017

Byrek Llukanik Fermeri me domate

Përbërësit:

  • 1 paketë me petë sfoliata
  • 1 filxhan çaji djath
  • 2 filxhan çaji gjizë pa kripë
  • 2 domate të mëdha në feta
  • 300 gr krem qumështi me % të ulët yndyrë
  • 1 Vezë
  • 10 copëza llukanik fermeri “Tona” që u keni hequr lëkurën dhe i keni prerë imët si kima.
  • Lugë supë guda të grirë
  • Kripë
  • Piper

Gatimi:

E hapni sfoliatën mbi një sipërfaqe të pudrosur me miell dhe pastaj e hapni me kujdes në një pireks që anët të teprojnë jashtë.

Në një tas përzjeni djathin me gjizën ose rikotën. Shtoni vezën, kremqumështin, gudën dhe copat e llukanikut qe keni bërë si kima. Hidheni masën mbi soliatën dhe ktheni anët rreth e rrotull si kurorë. Ky byrek mbetet i hapur nga sipër.

Prisni domatet në feta dhe rregulloni sipër. I mbuloni me pak piper. Piqeni byrekun në 180 gradë për 45-50 min. Servireni të vakët.

ABOUT THE AUTHOR: Admin

Your email address will not be published. Required fields are marked *