February 27, 2018

Sallatë me sallam Turist dhe spageti

Përbërësit:

  • 250 gr makarona kërmil
  • l250 gr misër konservë
  • 1 vazo speca gogozhare
  • 300gr sallam Turist “TONA” prerë në kubikë të vegjël
  • 250 gr bizele të ziera
  • 250 gr djathë kackavall të grirë
  • 1 vazo mesatare me majonezë ose 1/2 kg të kulluar
  • 1 lugë gjelle majdanoz të prerë hollë
  • Kripë
  • Piper

Gatimi:

Në fillim zieni makaronat në një tenxhere me ujë të valuar me kripë dhe pak vaj, në mënyrë që të mos ngjiten gjatë zjerjes. Në vazhdim i kullojmë dhe i vendosim në një pjatancë të thellë. Hedhim në pjatancë të gjitha lëndët të tjera përvec kosit ( ose majonezës), dhe majdanozit. I përzjejmë mirë. E vendosim pjatancën për rreth 2 orë në frigorifer.

Pak para se ta shërbejmë, hedhim kosin (ose majonezën), piper dhe majdanozin. Kjo sallatë është ideale për bankete ose bufe të hapura.

ABOUT THE AUTHOR: Admin

Your email address will not be published. Required fields are marked *