April 10, 2018

Spageti Karbonara Me Proshutë Kofshe

Përbërësit:

  • 10 feta proshutë kofshe e tymosur “Tona”
  • 500 gr makarona (llojin që dëshironi)
  • 4 lugë vaj ulliri
  • 3 të verdha të vezës
  • 80 gr djathë Parmixhano
  • 2 lugë majdanoz të copëtuar
  • Kripë
  • Piper të zi

Gatimi:

Në një tenxhere me ujë e kripë hidhni për të zjerë makaronat. Ndërkohë, në një tigan të ngrohur vendosni vajin e ullirit, një thelb hudhër, të cilën më pas do ta hiqni dhe hidhni fetat e proshutës. Hapni të verdhat e vezëve në një enë dhe përzieni me djathin, kripën dhe piperin.

Kur makaronat të jenë gati, kalojini në kullesë për t’ia hequr ujin dhe shtojani menjëherë tasit ku keni rrahur vezët. Përziejeni mirë në mënyrë që veza të përhapet në mënyrë kremoze dhe djathi të shkrijë. Shtoni po aty proshutën që keni në tigan dhe shoqërojini me majdanoz të freskët të grirë hollë.

ABOUT THE AUTHOR: Elvin Civici

Your email address will not be published. Required fields are marked *