April 11, 2018

Fileto Pule

Përbërësit:

  • 1 Mollë të verdhë (golden)
  • 4 Fileto pule Tona 2 Thelpinj Hudhra
  • 2 Qepë 2 Lugë kerri pluhur
  • 4 Karrota Vaj ulliri
  • 2 Kunguj Kripë
  • 3 Domate të pjekura mirë 1 Spec jeshil

Koha e përgatitjes: 40 min

Sasia: 4 persona

Gatimi:

Si fillim, ndajmë në copa kubike filetot e pulës të cilat I koverdisim me pak vaj ulliri për 5 minuta në zjarr të fortë. I shtojmë pak kripë dhe 1 lugë kerri pluhur, i lemë në këtë mënyrë derisa të marrin ngjyrë të artë nga të gjitha anët. I heqim nga zjarri dhe I lemë mënjanë.

Në të njëjtin tigan shtojmë pak vaj ulliri në të cilin kaverdisim qepët e thelpinjtë e hudhrave të grira hollë dhe domatet e prera në copa të vogla për rreth 10 minuta. Shtojmë copëzat e pulës dhe I lemë te stufohen edhe për 10 minuta të tjera duke shtuar ndonjë garuzhde ujë të nxehtë apo lëng perimesh.

Perimet: presim në feta të rrumbullakta karrotat dhe kungujt, në copa katrore specin jeshil dhe në copa të vogla mollët. Pas 10 minutash, shtojmë perimet, gjysmë lugë kerri, pak kripë dhe gatuajmë për 20 minuta të tjera duke shtuar sërisht lëng perimesh. E shërbejmë pjatën tonë të ngrohtë me një garniturë orizi pilaf apo pure patatesh.

ABOUT THE AUTHOR: Elvin Civici

Your email address will not be published. Required fields are marked *