Tetor 1992

Z.TONA duke ideuar dhe prodhuar 3 produktet e para.

Tanimë, “TONA” ka zgjeruar larmishmërinë e produkteve duke prodhuar dhe ofruar më shumë se 80 produkte ushqimore, disa linja të reja prodhimi sallami, proshutash, nënprodukte mishi të ngrira, produkte brumi, salca dhe mish të freskët, me standarde europiane.

Tona Company | Korçë, Shqipëri
Themeluar në 1992

Rreth Nesh

TONA prodhon me pasion produktet më të mira të traditës “Korçare”, duke i sjellë në tryezat shqiptare për mbi 30 vjet.

Na lejoni t’ju tregojmë diçka më shumë rreth nesh..

“Tona Alb” u krijua në Korçë në vitin 1992 nga Z.Nikolla TONA.

Kjo kompani ka qenë një biznes familjar me aktivitet kryesor përpunimin e mishit.

Vitet e para të shekullit të 20-të kanë qenë vitet e para të ekonomisë së “tregut të lirë” në Shqipëri dhe si pasojë ka qenë periudhë sfiduese për çdo kompani start-up në atë kohë. Investimet e para kanë qenë minimaliste në asetet e nevojshme për të mirëmbajtur aktivitetin. Në vitin 1998 u mundësua investimi në një fabrikë moderne me hapësirë 1100 m2 në qytetin e Korçës. Në vitin 2005, zgjerimi i fabrikës shkoi edhe më tej, duke i shtuar 2800 m2 sipërfaqe. Ky investim dha shpejt frytet e tij duke ndihmuar rritjen graduale të kompanisë në tregjet brenda Shqipërisë.
Në vitin 2014, kompania u integrua vertikalisht duke investuar në një impiant modern grumbullimi, therje dhe përpunimi të thellë të mishit të freskët, i projektuar në tre linja, për mishin e Gjedhit, Derrit dhe të Imtave.

Tanimë, shumë restorante, rrjete supermarketesh, hotelesh, fast food-esh, na kanë besuar me produktet dhe shërbimin tonë. Bashkëpunimi jonë fillon nga kompani start-up deri tek brande të njohura kombëtare dhe jo vetëm.

Sot kjo kompani vazhdon të drejtohet nga Familja “Tona” dhe vazhdojmë të promovojmë principet kryesore për të krijuar produkte cilësore si dhe punësimin e punonjësve pasionantë, duke nderuar angazhimin tonë ndaj çdo klienti që i shërbejmë. “Tona ALB” është lider në industrinë e përpunimit të mishit në Shqipëri. Ne udhëhiqemi nga parimet tona për të prodhuar produkte sipas standardeve më të larta të cilësisë, si dhe të jemi punëdhënës model në këtë industri.

Misioni Ynë

Misioni i “TONA ALB” është të sjellë çdo ditë në tryezat e konsumatorit të gjitha specialitetet e Sallamerisë dhe Mishit të freskët duke iu orientuar kuzhinës autentike Korçare. Kompania ka ndërthurur traditën, modernitetin dhe shërbimin, duke i ofruar klientit ekselencë në cilësi dhe siguri. Ne kujdesemi që përmes recetave tradicionale dhe përbërësve të veçantë, të prodhojmë produkte të pasura jo vetëm në aroma dhe shije, por edhe në kulturë e emocione.

1000
THEMELUAR NË
0
INDUSTRI
+ 0
TË PUNËSUAR

Njerëzit Tanë

Ne tek “TONA” mendojmë se asgjë nuk arrihet vetëm. Prandaj ne mendojmë se aseti jonë më i rëndësishëm janë punonjësit tanë. Ata kujdesen çdo ditë që produktet që ne ofrojmë të kenë freskinë dhe shijen tonë origjinale. Duke ofruar dashurinë dhe kujdesin që produktet të shijohen cdo ditë në tryezat e familjeve tona. Ne jemi një nga punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri, me më shumë se 250 të punësuar drejpërdrejt dhe duke u kujdesur për më shumë se 500 familje në menyrë indirekte tek të dyja kompanitë (duke marrë parasysh edhe fermerët me të cilët bashkëpunojmë) . Ata janë faktori kryesor pas çdo hapi të kompanisë në rrugën e saj drejt përmirësimit. Entuziazmi dhe përkushtimi janë çelësi i suksesit tonë. Mjedisi ynë i punës ofron mundësi zhvillimi profesional për të gjithë. Ne sigurojmë që të gjithë kategoritë e stafit tonë të gëzojnë mundësi të barabarta karriere dhe të marrin pjesë në seancat e trajnimit dhe kualifikimit. Si punëdhënës model, ne duam të ofrojmë një vend kuptimplotë për të punuar për shumë profesionistë dhe talente që të ndajnë vlerat tona dhe të jenë të etur për t’u bashkuar me vizionin tonë.

4 ndër 10

pononjës jane gra

6 ndër 10

pozicionet më të rëndësishme janë gra

43

 

vjeç është mosha mesatare e punonjësve tanë

Vlerat Tona

Ne tek “Tona” praktikojmë dhe ndikojmë në standardet më të larta të biznesit në mënyrë transparente dhe etike. Ne trajtojmë punonjësit, partnerët dhe klientët tanë me respekt, dinjitet, ndershmëri dhe paanshmëri. Ne inkurajojmë perspektiva  të reja, bëjmë çmos për të qëndruar të lidhur dhe të angazhuar përmes shkëmbimit të hapur të ideve dhe njohim performancë të lartë. Duke besuar te njerëzit dhe partnerët tanë, duke marrë feedback-un e tyre ne kontribuojmë në lehtësimin e rrugës tonë për t’u rritur më tej.