Vizita e ministrit Klosi

Ministri Klosi inspektim në ambientet e kompanisë TONA CO ku u diskutua rreth kushteve të punës, punësimit dhe arsimit profesional në biznesin shqiptar.

Ministri falenderoi kompaninë Tona për mikpritjen dhe produktet cilësore që ajo ofron dhe kushteve të mira të punës në të cilët punonjësit punojnë. Ai theksoi se kjo kompani duhej komplimentuar për higjienën në të cilën prodhon dhe për përdorimin e një lënde të parë tepër cilësore që i bën produktet TONA më të shijshme dhe lider në treg.

Gjithashtu kompania TONA ka qënë përfituese dy herë e programeve të nxitjes së punësimit të ofruara nga Ministria e Mireqënies Sociale dhe Rinisë në Shqipëri, dhe që këtë vit kërkon ta aplikojë sërisht me qëllim që të punësojë edhe 50 punëtorë të tjerë të cilët do ti shërbëjnë zgjerimit të biznesit në të ardhmen.    

 

sqAlbanian
en_GBEnglish sqAlbanian