Një investim i planifikuar prej vitesh mori jetë në vitin 2015 me hapjen e Market “Tona”, një hapësire e modernizuar ku mund të gjendet larmia e produkteve “Tona”.
Produktet “Tona” të një cilësie të lartë përmbushin nevojat e klientit, të mbështetura nga një shërbim i shkëlqyer që u bëhet atyre. Duke qënë se “Tona Co” sh.p.k. zhvillohet dhe rritet, komuniteti do të vazhdojë të përfitojë nga vlerat e krijuara nga kompania jonë.
Nga vetëm 3 produkte tradicionale sallamerie të prodhuara para vitit 1998, sot kompania ka zhvilluar 80 produkte cilësore.